FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pakult dorëzohet për titullin: Të mendojmë vetëm për të siguruar një vend në Europë!

Kukësi ka pësuar sot një humbje shokuese në shtëpi ndaj Kamzës, duke i dhënë një goditje të fortë shpresave për të rivalizuar Skënderbeun. Peter Pakult ka provuar për herë të parë shijen e humbjes, teksa në intervistën pas ndeshjes vlerësoi se skuadra dha maksimumin dhe e interpretoi mirë ndeshjen, por u ndëshkua nga vetëm një rast i kundërshtarit

“Më vjen keq që humbëm në këtë mënyrë, pasi ishim përgatitur të fitonim sot, por u ndëshkuam nga një rast i vetëm i kundërshtarit. Kemi punuar shumë gjatë javës, për t’u rikthyer te fitorja dhe mendoj se bëmë mirë në fushën e lojës, por kundërshtari u mbrojt me të gjitha forcat dhe nuk na la shumë hapësira. Mund të bënim edhe më mirë, por jam i bindur që sot kemi humbur pa meritë.

Titulli? Që në fillim e kam thënë se Skënderbeu është shumë i shkëputur dhe do të jetë e vështirë t’i rivalizojmë. Unë kam premtuar vetëm punë për t’u përmirësuar nga ndeshja në ndeshje, por natyrisht që e kam pasur të qartë vështirësinë e garës me Skënderbeun. E kemi ditur që edhe gara për Europën do të jetë e vështirë, por do të synojmë fitoret, për ta siguruar sa më parë pjesëmarrjen në këto kompeticione”, tha trajneri austriak i Kukësit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?