FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pakult: Duam 3 pikët ndaj Laçit, titulli një ëndërr që na lejohet!  

Trajneri i skuadrës së Kukësit, Peter Pakult, ka dalë në konferencën e radhës për shtyp para ndeshjes së radhës në kampionat ndaj skuadrës së Laçit. Strategu i njohur austriak, ka theksuar se objektivi i ekipit të tij është që të marrë 3pikët e radhës, edhe pse e konfirmon se stadiumi “Zeqir Ymeri” është si një mallkim për ekipin e tij.

“Është e vërtetë që nuk është se kemi pasur një ecuri pozitive brenda në shtëpi. Nuk është e lehtë të luash aty, gjithashtu dhe skuadrat që vinë të luajnë ndaj nesh, mundohen të mbrohen sa më shumë. Kjo për ne do të thotë që duhet të jemi më të përqendruar në lojën tonë, por edhe më të kujdesshëm. Në çdo ndeshje që ne luajmë rezultati që na nevojitet janë 3 pikët. Kjo vlen edhe për ndeshjen ndaj Laçit. Ne do të luftojmë vetëm për fitore. Nëse luajmë si me Tiranën, kalojmë shpejt në avantazh, do të kemi më tepër siguri, do të na krijohen më shumë hapësira te kundërshtari. Kur rezultati mbetet 0-0, për ne bëhet akoma më e vështirë. Ndaj Partizanit pati një gabim në mbrojtje nga një lojtar dhe pësuam. Po mundohemi ta korigjojmë, sepse po na kushton shumë kjo gjë. Sa iu takon kushteve të fushës në Kukës, nuk dua të kërkoj justifikime. Kukësi luan prej 6 vitesh aty, ka fituar edhe titullin”, u shpreh strategu i njohur.

Një prej mungesave më të rëndësishme në radhët e verilindorve për sfidën ndaj kurbinasve, do të jetë ajo e Elis Bakajt. Tekniku dënon veprimin e lojtarit duke e cilësuar si ta panevojshëm, si gjestin ashtu edhe kartonin e verdhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mungesën e Bakajt do ta zëvendësojë dikush tjetër, ndërkohë që mori një karton të verdhë të panevojshëm. Akoma edhe më i panevojshëm gjesti që ai bëri. Shkodra e nisi nga stoli ndeshjen ndaj Partizanit? Ishte thjesht një lëvizje taktike. Nëse e keni parë mirë ndeshjen, aktivizimi i tij nga stoli solli edhe ndryshimin e ndeshjes. Titulli? Ëndrrat janë të lejueshme”, u shpreh 58-vjeçari austriak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?