FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pakult: Duhet të kishim shënuar golin e sigurisë!

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult është shprehur i lumtur për kualifikimin e skuadrës verilindore për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Strategu austriak ka theksuar se skuadra e tij duhet ta kishte mbyllur ndeshjen shpejt.

“Ia vështirësuam vetes ndeshjen, sepse që në pjesën e parë duhej të shënonim golin e dytë e të sigurisë. I kishim të gjitha mundësitë për këtë. Rezultati 1-0 deshi që të luftonim deri në fund, sepse e donim kualifikimin me çdo kusht. Tirana është një ekip shumë i mirë. E filluam ndeshjen me tre mesfushorë, për të penguar që në nisje lojën e kundërshtarit. E vetmja gjë që na mungon është qetësia.

Për këtë duhet të bëjmë stërvitje dhe vetëm stërvitje. Edhe ndaj Kamzës nuk arritëm të shënojmë të parët. Ekipi duhet t’i shfrytëzojë rastet më mirë. Duhet të jemi më të koncentruar para portës. Duhej goli i dytë, që do të na jepte më shumë qetësi sot. Kemi mundësi të vazhdojmë akoma në ndeshjet e Kupës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?