FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pakult e nis me “këmbën e mbarë”, Kukësi mund 2-1 Kaisersporin (VIDEO)

Kukësi i ka nisur me këmbën e mbarë përgatitjet për pjesën e dytë të sezoni që po zhvillon në Antalia të Turqisë. Kampionët e Shqipërisë mundën 2-1 skuadrën e Kaisersporit, në një ndeshje që ka dhuruar spektakël. Trajneri i ri, Peter Pakult ka dhënë sinjalet e para të një pune shumë të mirë që po bën nën drejtimin e ekipit verilindor.

Kukësi ishte më mirë në minutat e para, teksa gjetën rrugën e avantazhit në minutën e 21 me anë të Peposhit. Guri pas një dyluftimi në ajër jep një pasim për shokun e tij, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë.

Kampionët e Shqipërisë nuk mjaftohen me kaq, pasi pas 60 sekondash shënojnë edhe golin e dytë. Ylli Shameti lihet i pa mbuluar nga kundërshtarët, duke e pasur të thjesht për të shënuar. Kaiserispori arriti që të reagonte me një gol fantastik të Atila Turan, që lë të shtangur portierin e Kukësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?