FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pakult: E nisëm mirë ndeshjen, por në pjesën e dytë gabuam shumë!

Kukësi nuk mundi që të dilte me pikë nga transferta në Gjirokastër, pasi pësoi një disfatë 2-1. Trajneri i skuadrës verilindore, Peter Pakult e ka pranuar pas ndeshjes se ekipi i tij ka probleme në mbrojtje pasi lë shumë hapësira për kundërshtarët.

“Në pjesën e dytë, sikur ishte ekip tjetër në fushë. Është fakt që pjesën e pare, të paktën deri në momentin që na barazuan, skuadra ishte vendosur në rregull dhe po e interpretonte si duhet ndeshjen. Më pas, as unë nuk di të shpjegoj se çfarë ndodhi. Në fillim të lojës ishim të vendosur mirë dhe kishim lojën nën kontroll, por më pas, në pjesën e dytë i dhamë shumë hapësira dhe mundësi ekipit të Luftëtarit. Me të vërtetë e pakuptueshme ajo që ndodhi. Gabuam shumë në pasime, madje edhe në to të thjeshtat dhe besoj se kjo peshoi në ecurinë e lojës.

Ne e nisim mjaft mirë dhe krijojmë edhe avantazhin në rezultat, por menaxhimi i lojës nuk ka qenë në nivelet e duhura. Si trajner asnjëherë nuk je i kënaqur me ekipin, sidomos pas një rezultati të tillë. Mund të them se nuk bëmë atë që duhet në këtë takim”, ka thënë Pakult.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?