Pakult i kënaqur pas fitores në Turqi: Mundëm vendin e 5 në Turqi!

Kukësi e nisi mbarë aventurën në Turqi, teksa skuadra verilindore mundi 2-1 Kaiserisporin 2, falë golave të Peposhit dhe Shametit. Duke folur pas ndeshjes trajneri i ri i kampionëve të Shqipërisë është shprehur i kënaqur.

“Ishte një njohje me lojtarët në këtë ndeshje miqësore. Mendoj se bëmë më të vërtetë një ndeshje shumë të mirë. Kishim kundërshtar një ekip, siç është Kaiserispori, i cili renditet në vendin e 5 të ligës së Turqisë. Jam i kënaqur me lojën që zhvilloi sot ekipi. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të vazhdojmë me punën e mirë dhe të përgatitemi për sezonin”, u shpreh Peter Pakult në një prononcim për faqen zyrtare të klubit pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?