Pakult për mediat austriake: Te Kukësi aventur tërheqëse, e shihni çfarë ndodh kur …
Peter Pakult nuk do ta kishte menduar se do të kishte një ecuri të tillë në krye të Kukësit, pasi ka arritur që të marrë rezultate shumë pozitive në një periudhë të shkurtër. Strategu austriak së fundmi ka dhënë një intervistë për gazetën “Krone”, teksa nuk e ka fshehur se po kalon një moment shumë pozitiv.
I pyetur rreth kësaj mundësie nga mediat austriake, Pakult nuk ka fshehur kënaqësinë e tij. “Tërheqëse. E shihni se çfarë ndodh kur të lejojnë të punosh i qetë”, janë fjalët e tij, një thumbim drejtuar të gjithë atyre që në vendlindje e kishin etiketuar 58-vjeçarin si një trajner të mbaruar.
“Është një kënaqësi e madhe, pasi me bezdiste fakti që mendonin se nuk e kisha këtë aftësi”, theksoi trajneri austriak, kontrata e të cilit rinovohet automatikisht në fund të këtij sezoni. Ai ka drejtuar vrilindorët në 18 ndeshje deri më tani, duke marrë 11 fitore dhe ka pësuar vetëm 3 humbje.
KOHA JONË SONDAZH

