Pakult: Të mposhtim Skënderbeun, nuk ka diferenca me korçaret!

Java e 22-të e Kategorisë Superiore nesër sjellë super ndeshjen ndërmjet Kukësit dhe Skënderbeut. Një ditë para kësaj ndeshjeje ka dalë në konferencë për shtyp trajneri i verilindorëve, Peter Pakult. Strategu austriak ka theksuar se mes të dyja ekipeve nuk ka diferenca, pavarësisht renditjes në këtë sezon.

“Këto tri ndeshje kanë qenë shumë pozitive për ne. Shpresoj që këtë ecuri ta kemi edhe nesër me Skënderbeun, edhe pse qëndron më lart se ne në renditje dhe ka ekip të mirë. Nëse vazhdojmë të luajmë si në ndeshjen me Laçin, besoj se kemi shanse të mira. Të them të drejtën, nuk shoh diferenca, por dua që ndeshjet t’i marrim një nga një dhe të rritemi në nivelin e lojës. Ndeshjet e fundit i kemi interpretuar mirë dhe kemi fituar pikë. Shpresoj të vazhdojmë kështu.

Sa i përket motivimit, nuk duhet shumë të flitet për të, pasi duhet të ndjekim ecurinë pozitive. Është fakt që kundër Laçit kishim mungesa, por ditëm t’ia dalim dhe ta fitojmë ndeshjen. Nuk i besoj shumë teorisë së mungesave, pasi kështu ishim dhe me Partizanin dhe u mendua se u fitua ndeshja para kohe. Nuk besoj shumë te këto gjëra. E kam thënë para ndeshjes me Partizanin dhe e them sërish se për mua është me mirë që kundërshtari të jetë në formën më të mirë, pasi ai është motivim më i madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të mposhtim në shtëpi ekipin me renditjen më të mirë. Duhet shfrytëzuar atmosfera në ekip. Alla nuk luan as nesër, ndërsa për Shametin do të vendoset para ndeshjes. Kemi biseduar edhe për Bakajn, i cili nesër do të jetë në fushë. E kemi mbyllur këtë çështje”, ka thënë trajneri i Kukësit, Pakult.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?