FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pamjet shokuese kur futbollistët e Xhenoas dhe Kaljarit mësojnë se Astori ka ndërruar jetë

Futbolli italian dhe jo vetëm sot është tronditur nga lajmi se kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori kishte ndërruar jetë në hotel në prag të ndeshjes ndaj Udinezes. Sapo akrepat kishin kaluar orën 12:00 të mesditës mediat italiane hodhën njëra pas tjetrës lajmin e dhimbshëm, ndërkohë që në Xhenoa dhe Kaljari kishin nisur stërvitjen për ndeshjen e radhës.

Sapo ata morën vesh këtë lajm, këmbët u “prenë”, dikush vendosi duart në kokë, dikush nuk i mbajti lotët, ndërkohë që të tjerët nxituan që të shkonin në dhomat e zhveshjeve.

Askush nuk mund të luante më dhe asnjë tifozë me siguri të Milanit, Interit apo të ndonjë klubi tjetër sot nuk pamenduar për të luajtur futboll. Astori nuk është më mes nesh, por të gjithë do ta mbajnë mend “si një djalë, të mirë, të urtë dhe inteligjent”, kështu e kanë përshkruar shokët e tij pas lajmit tragjik. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?