FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panucci: Duka shumë i zgjuar, jam me fat që e kam president

Në një intervistë për “Tv Klan”, trajneri Kristian Panuçi ka komentuar shortin e kualifikueseve të Europiani dhe për shanset e Shqipërisë që të kualifikohet.

Si u është dukur shorti?

Jam i kënaqur me shortin, kemi një grup ku kemi mundësi. Jam i të njëjtit mendim si kam thënë edhe më parë, se duhen të gjithë lojtarët. Shqipëria mund të tentojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përse mendoni se kemi mundësi reale?

Swiss Digital Mobile Reklama

Luçesku po vazhdon me rinovimin e skuadrës. Mund të shkoj në europian Shqipëria, Islanda apo Turqia.

A mendoni te ndryshosh në planin personal?

Ndoshta jap përshtypjen e polemikut, por duhet analizuar gjërat në varësi të dinamikës që kanë ndodhur. Nuk kam asgjë me gazetarët, përkundrazi ju respektoj.

Do të kemi modul stabël ?

Kur ke mungesa lojtarësh është e vështirë. Kam provuar 21 lojtarë të rinj por janë ata që vendosin se kush do të luaj nga forma.

Kemi shtylla në skuadër?

Ka pasur lojtarë që nuk luajnë. Dua të transmetoj diçka në stërvitje sepse kemi përgjegjësinë e një kombi.

Si ia mbushët mëndjen Dukës? 

Jam me fat që kam një president me nivel intelektual më të lartë se mesatarja.

Pse nuk jeni më shumë i pranishëm në Shqipëri? 

Faji është i Bulkut që nuk më thërret, jo i imi. Nëse nuk përpiqemi të gjithë lojtarë, tifozë, gazetarë atëherë nuk do të shkojmë në Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?