FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panucci i përgjigjet Lenjanit: Më bën të qesh, tregoi mungesë respekti

Ermir Lenjani disa ditë më parë vendosi që të refuzonte ftesën e Panuccit, pasi ky i fundit ja dërgoi vetëm pas dëmtimit të Lilës duke mos e grumbulluar që në fillim. Mbrojtësi shkoi edhe më larg duke postuar një mesazh në rrjetet sociale ku shkruante se nuk do të vinte më në kombëtare derisa të jetë Panucci. Strategu italian i pyetur nga gazetarët në konferencën për mediat i është kundërpërgjigjur.

“E kam thirrur 6 herë nga 9 herë. Dy javë përpara nuk ka luajtur. Ai nuk ka treguar mungesë respektit ndaj Panuccit, apo Dukës, por ndaj Shqipërisë. Të them të drejtën nuk ia vlen të komentoj një letër që poston në Instagram, nuk ja vlen të komentoj, më bën të qesh. Më mbetet vetëm ta respektoj vendimin e tij përderisa nuk vjen deri sa të jem unë. Xhaka? Sa jam unë ai është sjellur shumë profesionist me ekipin tonë”, deklaroi strategu italian.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?