Panucci i trembet skocezëve, luan me 5 mbrojtës sonte në mbrëmje (FOTO)

Pas stërvitjes së parë post-Izrael, që ishte e fokusuar te rikuperimi muskulor, kuqezinjtë kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të duelit përballë Skocisë. Trajneri Christian Panucci pritet që të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në formacion, duke ndryshuar edhe skemën.

Në portë do të jetë sërish Strakosha. Në mbrojtje, strategu italian po mendon të aktivizojë 5 lojtarë në repartin e prapavijës, ku Binaku ka fituar tashmë vendin e tij në të majtë, e Hysaj në të djathtë, ndërsa në qendër me 3 do të rreshtohen Veseli, Gjimshiti dhe Mavraj. Në mesfushë ndërkohë Basha dhe Memushaj do të luajnë në qendër, ndërkohë që Xhaka me Hykën të hapur nga krahët, kurse Balaj këtë herë pritet ta nisë si titullarë duke qenë zgjedhje e parë për trajnerin italian.

Gjithsesi, pozitiv është fakti që tekniku e ka të plotë grupin e lojtarëve, me përjashtim të Grezdës që u largua nga grumbulli përpara ndeshjes me izraelitët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?