Panucci: Ja vërteta e grumbullimit të Ansi Agollit

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka dalë ditën e sotme në konferencën për shtyp, ku teksa ka bërë publike listën për dy ndeshjet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Shqipërisë. Strategu italian ka sqaruar edhe rikthimin e Ansi Agollit.

“Unë gjithmonë kam thënë për Agollin, që duhet t’i gjejmë një zëvendësues për shkak të moshës së tij. Por, asnjë moment nuk kam thënë që ai nuk do jetë pjesë e jona. Unë nuk e kam thënë kurrë, jemi në një situatë ku Lenjani, Memolla, Aliji nuk luajnë. Për shkak të përvojës, e kam grumbulluar, do shohim nëse do luajë apo jo. Në momentin kur nuk komandon Kombëtarja, por komandojnë klubet për lojtarët e tyre.

Gjatë një viti të takimeve të Shqipërisë, kam thënë që do na duhet një mbrojtës tjetër në vend të Ansit. Ndoshta, edhe pas dy vitesh, nëse ai është në formë të mirë, do e marr. Edhe Karabaku ka marrë një mbrojtës të majtë. Kam thënë, që në miqësore duhej të gjenim një mbrojtës të majtë, dhe kur të na nevojitej, do e thërrisnim si tani. Duke parë që edhe Memolla e Aliji nuk janë. Në këtë moment, do na ndihmojë shumë, dhe do e thërrasim. Nëse pas dy viteve do na japë përsëri një dorë, pse jo”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?