Panucci me shumë surpriza ndaj Izraelit, lë në stol edhe kapitenin
Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje në “Elbasan Arena” kundër Izraelit, në atë që do të jetë ndeshja e parë e kuqezinjve në Nations League. Trajneri Panucci ka befasuar në përzgjedhjen e formacionit titullar, pjesë e së cilit nuk do të jetë as kapiteni Ansi Agolli. Një zgjedhje që nuk pritej duke marrë parasysh faktin se mbrojtësi doli dje në konferencë në krahë të tij.
Vetë trajneri tha dje se do t’i besonte eksperiencës, ndërsa tani ka vendosur të aktivizojë 23-vjeçarin Binaku në vend të tij. Formacioni që do të zbresë në fushë kundër Izraelit: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Xhaka, Basha, Memushaj, Gavazaj, Hyka, Guri.

KOHA JONË SONDAZH

