FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panucci: Mos i merrni lojtarët në telefon, ja si do të zgjidhet kapiteni

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, doli sot në konferencë para mediave, në prag të sfidës së nesërme miqësore ndaj Jordanisë. Strategu italian foli edhe për çështjen e kapitenit duke sqaruar se si do të përzgjidhet.

“Meqë u bë një çështje e madhe, problem kombëtar fola me presidentin, fola me grupin, dhe vendimi është mirë që të merret me të gjithë. Mos filloni të merrni lojtarët në telefon për të vendosur kapitenin. Grupi zgjedh një kapiten dhe dy zëvendës kapitenë. Grupi voton dhe vendos kë dëshiron si kapiten. Është e rëndësishme se kë ata ndjejnë.

Unë i dhashë këtë mundësi dhe këtë zgjidhje. Ishin të kënaqur për diçka të tillë, që ta zgjidhnin vetë. Kjo nuk do të thotë që kapiteni do luajë gjithmonë (qesh). Kjo është ajo që u them, mos i merrni lojtarët në telefon, sepse do e zgjedhin vetë”, deklaroi strategu italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?