Panucci: Ndeshje e jashtëzakonshme e djemve, në golin e parë ishim në gjumë

Trajneri i kombëtares sonë, Christian Panucci është shprehur shumë i kënaqur, por sipas tij djemtë u ndëshkuan nga një gabim i rëndë.

“Më vjen shumë keq për djemtë, se kanë bërë një ndeshje të jashtëzakonshme, kemi bërë lojë. Kemi pësuar gol me një rivënie të portierit dhe kjo është shumë e rëndë. Ndërsa të dytin e kemi pësuar me një autogol, por të kthehesh në shtëpi me një 0-2 të luajtur kështu të bën të ndjehesh shumë keq.

Goli i parë? Unë u ktheva, pashë topin që po shkonte te Hemed dhe pastaj pashë përsëritjen. Kemi fjetur, thjesht kemi fjetur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e vështirë tani se duhet të fitosh 3-0 dhe të shpresosh që Skocia të mundë Izraelin, pastaj me pikë jemi të barabarta do të ishim me golavarazh keq. Jemi jashtë, nuk jam dorëzuar, por bëhet e vështirë. Është mëkat, se kemi bërë një ndeshje me shumë cilësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk më pëlqen që thoni emra, ishte një skuadër e madhe që ka bërë një ndeshje të madhe dhe nuk më pëlqen të përmend emra”, tha Panucci.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?