Panucci: Nëse i kemi të gjithë lojtarët, mund të shkojmë në Europian
Trajneri i Kombëtares sonë, Christian Panucci ka folur në prag të ndeshjes miqësore që do të luhet nesër ndaj Jordanisë, duke arsyetuar se përse ishte zgjedhur ky kundërshtar.
Si është gjendja e grupit para ndeshjes me atë që keni parë këto dy ditë?
Kemi disa lojtarë që do të bëjnë disa minuta, si Grezda, Binaku, Gjimshiti, pasi në ekipet e tyre kanë luajtur pak në ekipet e tyre. Grupi ka punuar mirë dhe pres që të bëjmë një ndeshje të mirë, pasi është një ndeshje kombëtare.
Përse keni zgjedhur Jordaninë, për shkak të pozicionit gjeografik?
Ka qenë një zgjedhje duke u bazuar te renditja e Jordanisë në FIFA-s. Është një impenjim për të përgatitur ndeshjen me Izraelin, por mund të them se kanë edhe ngjashmëri në lojën e tyre. Është një skuadër e mirë që e mban presionin, ndaj nuk do të jetë aspak një ndeshje e thjeshtë.
Nëse shkon në Skoci dhe të mungojnë kaq shumë lojtarë, si Roshi, Grezda, Sadiku, Mavraj, Abrashi etj., ka më pak mundësi se më parë. Kjo skuadër, nëse janë të gjithë, i ka mundësitë për të shkuar në Europian. Kishim edhe Bashën të parikuperuar nga ndeshja me Izraelin. Kroacia shkoi dhe pësoi 6 gola në Spanjë. Italia, e dini sa ndeshje ka fituar Italia në sfidat e fundit.
KOHA JONË SONDAZH

