Panucci nuk e ftoi, Agolli e nis titullar ndaj Arsenalit në Europa League
Sot në orën 18:55 do të luhen një pjesë e mirë e sfidave në Ligën e Europës. Në kuadër të ndeshjeve të dyta në këtë kompeticion skuadra e Qarabag-ut do të përballet me anglezët e Arsenalit. Ndërsa në formacionet e bëra zyrtare nga minuta e parë në këtë sfidë do të startojë dhe lojtari i Kombëtares Shqiptare, Ansi Agolli.
Mbrojtësi i krahut të majtë nuk u grumbullua nga trajneri Panuçi për dy sfidat që do të zhvillojmë me Jordaninë dhe Izraelin. E gjithë kjo duket se lidhet me kritikat e Agollit pas ndeshjes me Skocinë.

KOHA JONË SONDAZH

