FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panucci para ndeshjes me Skocinë ‘sulmon’ lojtarët: Duket sikur janë të shurdhët…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka folur para ndeshjes së 17 nëntorit kundër Skocisë të vlefshme për Ligën e Kombeve, e fundit për fazën e grupeve.

Në një deklaratë për mediat, tekniku italian nuk kurseu kritikat ndaj skuadrës së tij.

Gjithashtu Panucci sulmoi lojtarët duke thënë se nuk e dëgjojnë për urdhrat që jep pasi çdo këshillë e tij shkon në vesh të shurdhët, shkruan SYRI.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndeshjen me Skocinë e merituam humbjen nuk luajtëm mirë, vuajtëm shumë. Në “Elbasan Arena” do të jetë ndryshe pasi Shqipëria nxjerr lojë të mirë në shtëpi. Kemi pësuar 3 gola nga goditjet standarde. Me duket sikur merrem me një skuadër të shurdhët, duhet të përsëris çdo gjë me lojtarët që më duket sikur nuk më dëgjojnë pasi nuk zbatojnë urdhrat”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?