FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panucci përgatit një surprizë të madhe, ja formacioni që pritet të sfidojë Izraelin

Nuk ka më eksperimente, tashmë Panucci do të hedhë 11-shen më të mirë në fushë në duelin vendimtar ndaj Izraelit. Trajneri i kuqezinjve pritet të rreshtojë në fushë gardën e vjetër, duke besuar te eksperienca e tyre në ndeshje të rëndësishme.

Surpriza nuk do të mungojnë në rreshtimin titullar përballë izraelitëve, me Myrto Uzunin, që pasi luajti në pjesën e dytë kundër Jordanisë, këtë herë pritet t’i besohet një fanellë titullari. Rreshtimi i trajnerit Italian pritet të jetë 4-3-3, me Strakoshën që rikthehet titullar mes dy shtyllave, pasi në miqësoren me Jordaninë u aktivizua Berisha, në qendër do të luajnë Mavraj dhe Gjimshiti, ndërsa Hysaj është i sigurt në të djathtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të majtë ka një balotazh të vogël mes Binakut dhe Lenjanit, me të parin që është më i favorizuar, ndërkohë që në mesfushën me 3 do të luajnë Xhaka, Basha dhe Memushaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në sulm, Grezda, që pati shqetësime fizike, ka rikuperuar dhe pritet të luajë i hapur nga e majta, ndërsa në krahun e djathtë me shumë mundësi do të aktivizohet Uzuni, që goditi dhe shtyllën përballë Jordanisë. Në majën e sulmit rikthehet titullar, Bekim Balaj që do të ketë peshën kryesore për të dërguar topin në rrjetë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?