Panucci revolucion në formacionin ndaj Izraelit, ja si pritet të luajmë

Shqipëria është duke zhvilluar përgatitjet për sfidën e së dielës në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit në transfertë. Trajneri Panucci po mendon për të ndryshuar skemë, për të kaluar në vendosjen e vjetër 4-3-3.

Strategu italian me shumë mundësi do të aktivizojë në portë Berishën, mbrojtja e përbërë nga katër me Binakun dhe Hysaj në të majtë e djathtë, Mavraj dhe Gjimshitin në qendër. Në mesfushë kthehet Basha dhe Memushaj, të mbështetur nga Xhaka.

Krahët janë Grezda në të majtë dhe Gavazaj në të djathtë. Në sulm, i vetëm, Bekim Balaj, i cili duket në avantazh ndaj Manajt, i cili luajti titullar ndaj Jordanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?