FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panucci shpall listën për miqësoren me Turqinë, për herë të parë në Kombëtare Astrit Ajdareviç

Christian Panucci, trajneri i kombëtares së futbollit, ka bërë publike listën me futbollistët e grumbulluar për sfidën miqësore që do të luhet me 13 nëntor në Antalia kundër Turqisë.

Në listën me 25 futbollistë të grumbulluar ka disa risi nga hera e fundit që kombëtarja luajti kundër Italisë dhe Spanjës. Për herë të parë me kuqezinjtë do të grumbullohet futbollisti i AEK, Astrit Ajdareviç, i cili pas rregullave të reja të vendosura nga FIFA mund të jetë i disponueshëm për teknikun italian.

Për sfidën kundër Turqisë bie në sy edhe ftesa për Ylber Ramdanin, ish-futbollistin e Partizanit që aktualisht luan në ligën e dytë të Danimarkës me skuadrën e Vejle.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një akordimi me trajnerin e skuadrës Kombëtare A dhe të U-21, Ylber Ramadani do ti bashkohet skuadrës në datën 11 nëntor, pasi do të jetë i angazhuar me skuadrën kombëtare U-21 në takimin zyrtar eliminator të datës 10 nëntor në Tiranë. Në Kombëtare rikthehet edhe mesfushori i Skënderbeut, Sabjen Lilaj, i cili së bashku me Alban Hoxhën do të jenë përfaqësuesit e vetëm të Kategorisë Superiore, në ekipin Kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një mundësi për të treguar vlerat e tij në miqësoren e 13 nëntorit do të ketë edhe mbrojtësi i krahut të majtë Naser Aliji i cili aktualisht është pa skuadër.

lista

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?