Panucci: Shumë të rinj të pa edukatë, s’ka më eksperimente

Në konferencën për shtyp, trajneri Panucci ka komentuar edhe përzgjedhjen e futbollistëve si dhe problematikat që lindin në dërgimin e ftesave.

“Egli Kalaja? Nuk e kemi kontaktuar. Kemi shumë lojtarë, mbi 250 lojtarë. Janë edhe shumë që i kontaktojmë. Më bën përshtypje, edukata e lëkundur, pasi sido që të jetë, njeriu përgjigjet, dua të vij apo jo në Kombëtare. As nuk na kthejnë përgjigje.

Aty ku mundesha, kam marrë ata lojtarë që kanë minuta. Për momentin, kam marrë lojtarë me më shumë përvojë, duke shmangur presionin e madh për këto ndeshje. Basha dhe Lilaj, janë në vend të Ramadanit. Cikalleshi ka luajtur pak minuta për momentin. Jam i kënaqur që ky grup ka bërë mirë. Për sa i përket lojtarëve që luajnë pak, këta lojtarë nuk i përballojnë dot dy ndeshje. Edhe kundërshtarët tanë kanë probleme me të tilla çështje, lojtarë që nuk luajnë. Kjo është situata, unë flas çdo ditë me Grezdën, me Mavrajn. Ky i fundit po ndjek një terapi serioze. Është një lojtar i cili ka përvojë, por mund të luajë vetëm një ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për fatin tonë, kjo është skuadra. Punoj çdo ditë, ndryshe nga ç’ka flitet se vij rrallë në Shqipëri. Di gjithçka që ndodh me ta. Të gjitha këto situata duhet të shikohen e vlerësohen. Xhaka sapo është rikthyer nga dëmtimi, por ka një karakter të fortë, ka zjarrin brenda vetes, që na shërben shumë. Edhe Grezda, qoftë me 30 minuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Problemi i fundit që kam, pasi të dy kanë cilësi, edhe pse Strakosha po luan më shumë. Ky është problemi më i fundit që kam”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?