Panucci: Skocia e “plagosur”, por i druhem krenarisë së tyre

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka premtuar ndryshime në formacion për takimin e nesërm kundër Skocisë. Gjithashtu, tekniku italian foli edhe për situatën e skuadrës, si dhe për skocezët.

A e keni vendosur formacionin dhe sa ndryshime do të ketë krahasuar me ndeshjen me Izraelin?

Mendimet i kam patur këto ditë, sepse luaj një ndeshje në tre ditë. Do të ndryshojë diçka për një lojë të mirë. Shpresoj të bëjmë zgjedhjet e duhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të jetë Agolli në fushë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai është kapiten, sepse ka më shumë ndeshje se të gjithë. Nesër do të shohim nëse do të luajë. Ai ka punuar shumë mirë.

Në Skoci do të kënaqeshit vetëm për një barazim?

Kemi ardhur në Glasgow për të bërë më të mirën dhe për për të kërkuar fitoren. I dimë të metat dhe përparësitë tona pozitive. Do të luajmë ndaj një skuadre të plagosur në një ambient të vështirë, që ka humbur 4-0 me Belgjikën. Do të bëjmë më të mirën për të marrë fitoren. Do ta tentojmë. Pas ndeshjes do të flasim nëse do të jemi të kënaqur me një pikë.

Herën e fundi që keni qenë këtu keni shënuar golit fitues me Italinë…

Ka qenë një nga ditët më të bukura të karrierës sime, kam shënuar, por tani jam trajner i Shqipërisë. Të luash kundër Skocisë nuk është asnjëherë e lehtë, sidomos pas humbjes me Belgjikën. Krenaria skocezëve duhet respektuar. Do të tentojnë të kthejnë situatën në favorin e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?