Panucci tregon si ia rrëmbeu të fejuarën mikut të ngushtë

Christian Panucci është rikonfirmuar në krye të kombëtares kuqezi, pavarësisht paraqitjeve dhe rezultateve zhgënjyese në Ligën e Kombeve. Në kuadër të këtij ndryshimi është edhe qëndrimi më shumë në Shqipëri i Panuccit. Italiani ka nisur të “rrëfehet” edhe për jetën personale e familjare në ekranet shqiptare.

Këtë gjë bëri edhe dje, në emisionin “Rudina” të Tv Klan. Në intervistë është folur edhe për Samantën, e cila ka qenë e fejuara e shokut të tij të ngushtë, të cilën “ia rrëmbeu” në vitin 2012, në spektaklin “Ballando con le stelle”.

“Unë e kam takuar Samantën, kur isha pjesë e një spektakli kërcimi, por ajo ishte e fejuar në atë kohë. Unë isha mik i ngushtë i partnerit të saj balerin. Disa kohë më vonë hëngrëm një darkë bashkë dhe aty, sigurisht, nisi çdo gjë. Kam shumë respekt për Samantën. Ajo vjen shpesh në Shqipëri dhe i pëlqen këtu, por më shikon që vuaj shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur jam në Itali punoj shumë, kam shumë respekt për këtë eksperiencë dhe ajo është një grua që më kupton dhe e di kur duhet të flasë. Ne kemi një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ne nuk jemi të martuar. Unë jetoj në Romë, ndërsa ajo në Terni. Samanta ka një fëmijë, si unë. Të dy jemi të divorcuar dhe kemi përgjegjësi për fëmijët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në moshën 13-vjeçare ishte 1.82 m i gjatë. Ka luajtur basketboll, ndërsa tani merret me futbollin. Për mua është e rëndësishme që të bëjë sport dhe të argëtohet. Nuk e kushtëzoj, le të bëjë atë që dëshiron në jetë. Është shumë e drejtë që ai të gjejë rrugën e tij”, u shpreh Panucci.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?