Panucci zbret në Tiranë
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, do të rikthehet këtë javë në Shqipëri. Arsyeja e vizitës së teknikut italian në Tiranë është shumë e thjeshtë në fakt: ai do të dalë në një konferencë për shtyp të enjten rreth orës 12:00.
Siç e ka bërë zakon, Panucci bën gjithmonë një përmbledhje të takimit të Kombëtares para gazetarëve, por pas ndeshjes me Turqinë në Antalia më 13 nëntor tekniku u largua menjëherë drejt Italisë.
Për këtë arsye italiani do të udhëtojë drejt vendit tonë për të zhvilluar komunikimin e tij tradicional me përfaqësuesit e mediave.
KOHA JONË SONDAZH

