FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panuçi “diktator”, tmerron lojtarët në stërvitje: Qepeni!

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e radhës, ndaj Izraelit dhe Skocisë.

Krstian Panuçi ka filluar ta ndjejë presionin e rezultateve negative dhe ndryshe nga çka jemi mësuar të shikonim gjatë grumbullimeve të mëparshme, tashmë ka vendosur rregulla të reja.

Gjatë grumbullimit apo edhe gjatë përgatitjeve, shumë rëndësi për Panuçin ka sjellja e lojtarëve. Ai kërkon me rigorozitet që lojtarët të jenë të përqendruar vetëm te puna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe gjatë seancës së djeshme përgatitore, në kohën kur lojtarët pëshpëritnin me njëri-tjetrin, dëgjohej “sta cito!” (qepe!) e Panuçit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Veloce-veloce-veloce!” dëgjoheshin britmat e italianit duke kërkuar ritëm dhe saktësi gjatë kryerjes së ushtrimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?