Panuçi drejt largimit nga Kombëtarja shqiptare, i del emri në Serinë A

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi. Sipas “Il Messaggero”, 45-vjeçari po piketohet si zëvendësuesi i Di Françeskos në stolin e Romës. Raportohet se Panuçi po qëndron në prapaskenë dhe pritet që në ditët e ardhshme të ketë një takimin me drejtuesit verdhezinj.

Italian ka kontratë me Shqipërinë deri në vitin 2019, por një ofertë nga Roma mund të ishte e pa rezistueshme për të. Trajneri ka raporte të mira me Franko Baldini, njeriun e besuar të presidentit Palota dhe nuk është çudi që t’i besohet stoli i skuadrës italiane që kohët e fundit është në krizë rezultatesh.

panuci

Swiss Digital Desktop Reklama

“Il Messaggero” zbulon se Panuçi do të jetë prezent në “Olimpico” të premten për të ndjekur sfidën e Romës kundër Parmës, teksa po atë ditë  pritet të ketë dhe një takim me drejtuesit romanistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?