Panuçi përfundon në listën e ekipit në Seria A, sfidon De Biazin

Kristian Panuçi mori drejtimin e Shqipërisë në korrikun e vitit 2017, dhe deri më tani ka pasur një aventurë të suksesshme në krye të kuqezinjve. Gjithsesi e ardhmja e tij mund të jetë larg Kombëtares sonë.  Sipas “La Nuova Ferrara” 44-vjeçari ka tërhequr interesin e SPAL-it dhe ideja për të drejtuar një ekip të Serie A mund të joshë Panuçin të largohet nga posti i trajnerit në kombëtaren shqiptare.

“Lista në këtë moment është shumë e pasur me trajnerët që mund të marrin drejtimin e SPAL, kështu: Reja, De Biasi, Guidolin, Mandorlini, De Canio, Vanoli, Dove mund të zëvendësojnë Leonardo Semplici-n. Në skenë ka dalë edhe emri i Kristian Panuçit, ish-mbrojtës i Milanit, Real Madridit, Interit dhe Romës. Ish-zëvendësi i Kapelos te Rusia, trajner i Livorno dhe Ternana-s dhe aktualisht trajneri i kombëtares së Shqipërisë, nga e cila mund të shkëputet për të marrë drejtimin e një pankine në Itali”, shkruan “La Nuova Ferrara”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?