Paralajmërohet stuhi e fuqishme në Austri, shtyhet ndeshja e Europa League

Dueli në Europa League mes Inter-Ludogorets do të luhet pa tifozë për shkak të alarmit të coronavirusit në Itali, por sfida e kthimit mes Salzburg dhe Eintracht Frankfurt në program për këtë të enjte në orën 21:00 është shtyrë për shkak të motit të keq.

Meterologët kanë paralajmëruar për një stuhi të fuqishme që do të prekë Austrinë dhe qytetin e Salzburgut gjatë mbrëmjes së sotme dhe për këtë arsye sfida e kthimit mes këtyre dy skuadrave për raundin 1/16 është shtyrë për t’u luajtur të premten në orën 18:00.

Ndeshja e parë është fituar 4-1 nga Frankfurti dhe shanset e skuadrës austriake për një kualifikim janë minimale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?