Parashikimi i “super kompjuterit”, Liverpooli dhe Chelsea do e mbyllin jashtë zonës Champions

Chelsea ka shpenzuar 200 milionë paund për blerje gjatë këtij muaji, por “super kompjuteri” ka parashikuar një gjysmë sezoni të vështirë për ta në Premier League.

Sipas parashikimeve Blutë e Londrës mund ta mbyllin në vendin e 9-të renditjen me diku te 53 pikë. Liverpooli gjithashtu sipas “super kompjuterit” do të mbetet jashtë zonës Champions, në vendin e 7-të me 60 pikë.

Arsenali sipas parashikimeve do ta mbyllë në vendin e parë, duke lënë pas Manchester City-in e Guardiolës. Në katërshen më të mirë pritet të jenë dhe Newcastle dhe Manchester United. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?