Parma turpëron Interin në “San Siro”, e fundos një predhë “alla Roberto Carlos” (VIDEO)
Interi vazhdon të zhgënjejë në Seria A, duke pësuar disfatën e dytë në këtë sezon. Zikaltrit janë mundur 1-0 në “San Siro” nga skuadra e ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit italian, Parma. Skuadra e Spallettit dominoi ndeshjen, por pa mundur që të zhbllokojë shifrat, teksa rreziku kryesor ishte Nainggolan me gjuajtjet e tij nga distanca.
Në pjesën e dytë, Spalleti hodhi në fushë edhe Mauro Icardin, por as sulmuesi argjentinas nuk mundi që të linte shenjë. Në krahun tjetër Di Marco, i cili hyri në fushë në fillimin e pjesës së dytë në vendin e Gobbit shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Ish-mbrojtësi i Interit realizoi një super gol nga një distancë e largët. Jo më kot ai është krahasuar edhe me Roberto Carlos, teksa një gjuajtje e tillë konfirmoi potencialin e këtij mbrojtësi. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

