Partizani arkëtime rekord nga shitja e biletave në derbin ndaj Tiranës, ja sa ishte shuma
Derbi i 13 dhjetorit, Partizani-Tirana ka hapur një faqe të re për Kategorinë Superiore, duke arritur shifra rekord.
Mbi 19 mijë spektatorë kanë qenë të pranishëm të premten në “Air Albania Stadium”, gjë e cila ka bërë që Partizani, si organizator i ndeshjes, të ketë arkëtuar rreth 200 milionë lekë të vjetër nga shitja e biletave. Kjo është shifra më e lart e arritur ndonjëherë në futbollin shqiptar.
Por, siç është e bërë e ditur edhe nga vetë presidenti Gaz Demi, gjysma e fitimit do të shkojë si dhuratë për familjet e prekura nga tërmeti. Asnjë palë nuk e ka bërë zyrtare se sa ka qenë arkëtimi nga biletat, ku pasi të llogariten edhe shpenzimet organizative, shuma pritet të ulet, pasi një pjesë të mirë të përfitimeve e merr edhe FSHF, që është qiradhënësi i stadiumit.
KOHA JONË SONDAZH

