Partizani bën gati goditjen e madhe, në gjurmët e mesfushorit të kombëtares

Partizani është gati për të bërë një goditje të madhe në merkaton e kësaj vere. Të kuqtë janë në kërkim të elementëve cilësorë për të përforcuar sa më shumë skuadrën që do të marrë pjesë në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Për të nxjerrë në skenë emrin e Migjen Bashës, kanë menduar vetë lojtarët e Partizanit.

Lorenc Trashi ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram ku ka dalë sëbashku me Bashën, Hoxhën, Malën dhe Telushin dhe në të cilën i bën thirrje drejtuesve të firmosin me ish lojtarin e Torinos. Basha ka dhe një vit kontratë me skuadrën greke të Arisit të Selanikut por marrëdhëniet jo të mira me drejtuesit e klubit me shumë gjasa do të sjellin divorcin e parakohshëm dhe afrimi i tij te Partizani do ishte një goditje e madhe për trajnerin Skënder Gega.

Një regjisor si Basha mund t’i shërbejë shumë Partizanit në mesfushë sidomos në ndeshjet europiane, megjithatë problem është paga e tij e lartë pasi 32-vjeçari te Arisi përfiton rreth 300 mijë euro në sezon. Fjalën e fundit nëse lojtari lirohet nga kontrata me Arisin do ta kenë drejtuesit e klubit të kuq pasi pretendimet financiare të Bashës janë të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?