FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani blindon mbrojtjen, firmos me mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut

Partizani blindon qendrën e mbrojtjes me një tjetër element që vjen nga Maqedonia e Veriut, duke e kompletuar këtë repart pas largimit të Eneo Bitrit.

Klubi i kuq ka zyrtarizuar marrëveshjen me Aleksandar Damçevskin, i cili vjen pas një përvoje trevjeçare me skuadrën armene, Ararat-Armenia. 28-vjeçari ka firmosur për një sezon, me opsionin e riniovimit edhe një sezon tjetër.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Aleksandar Damcevskin. Qendërmbrojtësi 28 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon”, shkruhet në njoftimin e Të Kuqve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?