FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani do fitoren ndaj Skënderbeut, ja sa kushton një biletë në “Selman Stërmasi”

Pas humbjes ndaj Luftëtarit, Partizani do të kërkojë revanshin në kampionat. Të kuqtë nuk fitojnë prej dy takimesh dhe ndaj Skënderbeut 3 pikëshi është detyrim. Takimi mes Partizanit dhe Skënderbeut është programuar për tu luajtur këtë të mërkurë, duke nisur nga ora 18:30.

Ndeshja do të zhvillohet në “Selman Stërmasi” dhe për këtë fakt, drejtuesit e “Demave të Kuq” kanë nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë takim. Për të qënë në shkallët e stadiumit, një tifoz duhet të paguajë nga 300 deri  në 1000 lekë të rinj.

INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE

Swiss Digital Desktop Reklama

FK PARTIZANI – KF SKËNDERBEU

Swiss Digital Mobile Reklama

E MËRKURË 10 PRILL ORA 18:30

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:

Biletat në Tribunat: A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 300 Lek (reja)

Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat: A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2

Tifozeria mike do të ketë në dispozicion Tribunat: H1,H2

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Martë ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Gjithashtu biletat mund ti gjeni edhe pranë dyqaneve “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, respektivisht të pozicionuara pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit dhe te 9 katëshet pranë Ushtarit të Panjohur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?