FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani do të ketë mbështetjen e tifozëve sot kundër Baselit

Partizani do të luajë në orën 19:00 sfidën e parë ndaj Baselit, të vlefshme për raundin e dytë të Conference League. Tifo-grupi “Ultras Guerrils” nëpërmjet një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se janë në Basel dhe bëjnë thirrje që në orën 17:00 të jenë pranë stadiumit.

“Të gjithë tifozët dhe dashamirësit e Partizanit që kanë udhëtuar për në Basel, të kontaktojnë në rast se ju nevojiten bileta ose informacion mbi procedurën e hyrjes në stadium. Prej orës 17:00 shihemi pranë stadiumit. Forca Partizani !”, shkruhet në njoftimin e “Të Kuqve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?