Partizani i frikshëm, Asani i shënon dy herë Teutës në 45 minutat e para (VIDEO)

Partizani vazhdon të kalojë një formë fantastike, duke e mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Teutës, në duelin që po luhet në “Selman Stermasi”.

Në minutën e 29-të, Asani ekzekutoi një goditje dënimi, sfera devijohet nga muri mbrojtës dhe ndalet në rrjetën e portës së Hidin që u gënjye nga trajektorja e ndryshuar. 3 minuta nga fundi i fraksionit të parë Hila i rrëmbeu topin Avdylit para zonës dhe e nis për Hebajn. Pasimi i tij për Asanin është perfekt dhe sulmuesi nuk e ka të vështirë të mposhtë Hidin për herë të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?