Partizani kërkon sot kualifikimin për në raundin tjetër të Conference League

Partizani do të sfidojë sot në mbrëmje në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” Atletic Club Escaldes, në sfidën e kthimit të turit të dytë të Conference League.

“Demat” fituan 1-0 ndeshjen e parë në Andorrë falë një goli të shënuar nga Mba dhe sot synojnë një tjetër sukses që të kualifikohen në turin e tretë të turneut.

Mensah është operuar nga apendiciti akut dhe do të jetë mungesa e vetme e “të kuqve” në sfidën e sotme. Pritet që tekniku Zekic të bëjë disa ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e një jave më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?