FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani me ritëm titulli, mund Flamurtarin në shtëpi (VIDEO)

Partizani vijon të kalojë një moment të mirë në kampionat, duke triumfuar në super ndeshjen e javës së 5-të ndaj Flamurtarit në shifrat 2-0.

Ndeshja u zhbllokua nga Mensah në minutën e 21-të. Sulmuesi i të kuqve mori një pasim fantastik nga Asani, duke arritur që të mposhtë portierin Kolici me një goditje shumë të saktë brenda zonës.

Skuadra e Gegës administroi mjaftë mirë rezultatin, madje shënoi edhe golin e dytë në minutën e 90-të. Një ish-futbollistë i vlonjateve Bruno Telushi ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi që përfundoi në cepin e portës. Pas golit mesfushori nuk festoi në respekt të sezoneve që ka luajtur në Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partizani mori fitoren e tretë në 5 javë duke u ngjitur në vendin e dytë, ndërkohë që Flamurtari pësoi humbjen e dytë radhazi. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?