Partizani mendon për të ardhmen, zyrtarizon dy talente
Partizani mendon për të ardhmen duke zyrtarizuar dy talente të rinj. Klubi i kuq ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me lojtarin Besnik Ferati. Mesfushori i talentuar ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Partizanin. 18 vjeçari Ferati është formuar në ekipin e FC Shkupi. Mesfushori i të gjitha ekipeve përfaqësuese të moshave të Maqedonisë, është prezantuar në ambientet e klubit dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës.
Të kuqtë ndërkohë kanë zyrtarizuar edhe mbrojtësin nigerian Alma Abbo Wakili. 21-vjeçari i cili vjen nga Shkëndija e Tetovës, ka firmosur sot me të kuqtë një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Wakili i cili luan në rolin e mbrojtësit të majtë do ti bashkohet skuadrës të martën në seancën e radhës stërvitore.

KOHA JONË SONDAZH

