Partizani merr fitoren e parë, Laçi fitore në “in-extremis” ndaj Luftëtarit (VIDEO)
Partizani ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë përballë Kamzës në javën e dytë të Kategorisë Superiore. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Bruno Telushi, i cili dërgoi topin në cepin e portës pas një goditje dënimi në minutën e 69-të. Të kuqtë në këtë mënyrë marrin 3 pikët e para në sezonin e ri pas humbjes ndaj Skënderbeut.
Laçi ndërkohë ka fituar 2-1 ndaj Luftëtarit, në një ndeshje që dhuroi spektakël. Shkurtaj shënoi për gjirokastritët fillimisht në minutën e 44-të, por kurbinasit u kundërpërgjigjën me Shtubinën në minutën e 71-të dhe Gjonin që shënoi në minutën e 5-të shtesë golin e fitores. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

