Partizani merr lajmin e madh për 1 prill, del nga spitali…
Pas një periudhe më shumë se 10 ditore në spital, ku kreu edhe një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri, pas dëmtimit në ndeshjen me Teutën, më në fund Bruno Telushi ka dalë prej tij.

Mesfushori vlonjat i “demave”, ka lënë ambientet e spitalit privat, ku vetëm ditën e sotme i është dhënë leja që të dalë e t’i rikthehet jetës normale, një lajm mjaft i mirë ky për Partizanin dhe për teknikun Gega.
Gjithsesi, “ushtar” Telushi pritet që të mungojë disa javë, periudhë e cila do i duhet për të kryer riaftësimin e plotë, para se të jetë në dispozicion të ekipit, për sprintin final në mbyllje të kampionatit.
KOHA JONË SONDAZH

