Partizani mund Dinamon me Skukën, merr biletën e fundit për në gjysmëfinale të Kupës (VIDEO)

Partizani është skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë. “Demat” mposhtën 1-0 Dinamon (1-1 takimi i parë) falë eurogolit të Xhuliano Skukës, që mjaftoi që Partizani t’i bashkohet Teutës, Vllaznisë dhe Laçit.

Për të zhbllokuar derbin mendoi Skuka një minutë përpara fundit të pjesës së parë. 23-vjeçari dibran la pas katër mbrojtës të Dinamos dhe mposhti Romeo Harizajn me një gjuajtje të saktë.

Pjesa e dytë ishte më e bukur. Rastet nuk munguan, Alban Hoxha i mohoi golin Agim Ibraimit nga goditja e dënimit, ndërsa Skuka humbi një tjetër shans të artë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?