Partizani ndalet nga Teuta, humb shansin për t’u arratisur më shumë (VIDEO)
Partizani shpërdoron mundësinë e artë për t’u shkëputur në krye të renditjes pas humbjes së Skënderbeut ndaj Kukësit. Të kuqtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Teutës në duelin e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”.
Bregdetarët gjetën shumë shpejt rrugën e rrjetës që në minutën e 8-të me Gashin, i cili shfrytëzoi më së miri një krosim nga një goditje këndi, duke shënuar me kokë. Partizani u përpoq që të reagonte, por goli i barazimit do të vinte vetëm në fillimin e pjesës së dytë.
Në minutën e 66-të, pas një kundërsulmit të shpejt, Asani vendoset përballë portierit Hidi, duke ja kaluar topin lart trupit për të vendosur baraspeshën. Në minutat e fundit Hoxha dhe Hidi u bënë protagonistë me disa pritje të bukura. Partizani pas këtij barazimi ruan kreun me 35 pikë, 5 më shumë se Skënderbeu dhe Kukësi. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

