Partizani ngec edhe ndaj Kastriotit, por mbetet në krye të Abissnet Superiore (VIDEO)
Partizani bën një tjetër ndalesë në Abissnet Superiore pas humbjes ndaj Vllaznisë. Të kuqtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Kastriotit, që u zhvillua në stadiumin e Kamzës.
Ekipi i drejtuar nga Coleilla do të kalonte e para në avantazh në minutën e 54-t. Xhuliano Skuka rrëzohet në zonë duke fituar një penallti. Nga pika e bardhë Tedi Cara do të realizonte, edhe pse portieri i kuptoi krahun.
Kastrioti gjithsesi do të reagonte shumë shpejt duke gjetur golin e barazimit me një gol të bukur nga Zogaj, me një goditje në hyrje të zonës.
Më tej asgjë nuk do të ndryshonte, me Partizanin që me këtë pikë mbetet në krye me 30 pikë, ndërkohë që Kastrioti e 7-ta me 19 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
View this post on Instagram
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

