FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani paguan gjobën për Trashin dhe Bathën, gati ndaj Skënderbeut

Partizani ka vendosur që të paguajë gjobën për dy mesfushorët Lorenc Trashi dhe Idriz Batha. Dy futbollistët e të kuqve do të jenë të gatshëm për kryendeshjen e kësaj fundjave me Skënderbeun.

Ata ishin dënuar me dy ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës dhe ashtu siç pritej, pasi shlyen takimin e parë në sfidën me Kukësin, klubi do të shfrytëzojë dritaren që ofron rregullorja për të konvertuar në gjobë financiare gjysmën e mbetur të skualifikimit.

Për sfidën e së shtunës, trajneri Sulejman Starova nuk do të ketë në dispozicion Kalarin dhe Telushin, ndërkohë që Çani vijon të mos jetë i gatshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?