Partizani përgatit këtë fundjavë festën e titullit, do i dorëzohet kupa

Titulli kampion i Kategorisë Superiore për sezonin 2018-2019 dorëzohet këtë të diel. Në “Selman Stërmasi” luhet Partizani-Kukësi, sfida e fundit në shtëpi për të kuqtë, kështu që Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që trofeun t’ua dorëzojnë kampionëve të rinj pikërisht para mbështetësve të tyre, që kanë pritur plot 26 vite për të përjetuar emocionet e një suksesi të tillë.

Edhe në kampionatet me prestigjioze të botës tashmë është bërë traditë që Kupa të dorëzohet nga organizatorët e garës në ndeshjen e fundit shtëpiake, sigurisht nëse matematika i ka dhënë verdiktet e saj.

Festa do të vijojë e jashtëzakonshme edhe për disa orë më pas. Drejtuesit e Partizanit prej disa javësh po punojnë që organizimi të jetë perfekt, me surpriza të mëdha, për të qenë në lartësinë e duhur për një titull të pritur prej shumë kohësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?