FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani sjell risi në futboll, për të ngritur imazhin (Foto)

Partizani po punon edhe për të ngritur mbi imazhin e  klubit. I njohur para viteve 90’ si klubi me më shumë tifozë në vend, për shkak të disa luhatjeve dhe rënies në kategoritë inferiore, të kuqtë e kanë humbur disi popullaritetin në këto vite. Megjithatë, për të rikthyer edhe një tifozerinë e zjarrtë dhe të shumtë në numër, pjesë e Departamentit të Marketingut të FK Partizanit, është emëruar Xhiliola Koçi. Vajza bukuroshe nga kryeqyteti është edhe anëtare e grupit të tifozëve “Guerrils”. Aktualisht Partizani ndodhet katër pikë larg kreut, por me risistë që po sjell, pretendon të ngjitet në krye të kampionatit dhe të fitojë titullin e munguar kampion prej vitit 1994. Partizani, sakaq, vijon përgatitjet për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, që do ta luajë ndaj Laçit në Krujë, nesër ora 14.00. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?