Partizani, Starova: Bëmë gabime të pafalshme, titulli varet nga këmbët tona

Pas humbjes 2-0 ndaj Luftëtarit, ka folur trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, i cili ka shpalosur problemet që ekipi pati në fushë.

Starova i ka bërë një analizë të lojës, duke kritikuar një pjesë të saj për shkak të mungesës së përqëndrimit.

“Vështirësia e takimeve është e ditur. Duke ditur që kishim një ekip të mirë përpara. Gabimet që na ndodhën janë të pafalshme. Vetëm me një sulm pjesë të parë nuk pritet rezultat. Pjesa e dytë ishte përsëri e vështirë si në pjesën e parë. Probleme në finalizimin e aksionit dhe për ushtruar presion ndaj kundërshtarit. Patëm më shumë probleme pas pësimit të dy golave. Na mungoi cilësia e aksioneve. Nuk falen këto gabime për një ekip që ka pritshmëri të mëdha. Problemi kryesor ishte kundërsulmi. Edhe pse skuadra është përgatitur, sërish ka probleme. Fakti që skuadra e di shumë mirë që ovjektivi varet nga këmbët tona jo nga kundërshtari. E dinim vështirësinë, e dinim që do ktheheshim në mbrojtje. Të gjithë lojtarët që u provuan nuk dhanë maksimumin. Prurjet e reja kanë nevojë për kohë për tu përshtatur. Mungoi Trashi dhe Ekuban që mund të bënin diferencën. Jam i fokusuar te baza e skuadrës, prurjet e reja janë thjesht plotësim”, u shpre Starova për “Supersport”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?